JOQ Albania
Home

Plas në Serinë A, Balotelli shfryn keq ndaj tifozëve të Veronës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seria A nuk po kalon ditë të qeta. Pas vendimeve skandaloze të arbitrave, sot ka ndodhur një episod tjetër pakëndshëm në ndeshjen Verona-Breshia, e cila u mbyll me rezultatin 2-1.

Në minutën e 54-t, tifozët e Veronës kanë ofenduar në kor Mario Balotellin, ndërsa ky i fundit ka shpërthyer keq ndaj tyre.

Sulmuesi italian, dukshëm i irrituar ka marrë topin dhe e ka goditur drejt tifozëve, për të shprehur gjithë acarimin e tij.

Madje Balotelli doli nga fusha dhe pas disa konfrontimeve fizike me lojtarët kundërshtarë, duke e pezulluar ndeshjen për disa minuta, deri sa situata u normalizua.

E si për të shfryrë inatin e tij, Baloteli ka shënuar një super gol në minutën e 85-të, por për fatin e tij të keq, ky gol nuk e shpëtoi dot ekipin nga humbja.