JOQ Albania
Home

Biseda e Ronaldos me De Ligt në fundin e ndeshjes po bën xhiron e internetit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi mposhti mbrëmjen e djeshme Torinon me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një goli të De Ligt. Përveç polemikave dhe tensionit, pas ndeshjes ka ndodhur edhe një moment i veçantë.

Episodi i ndodhur ka filluar të bëjë xhiron e internetit. Pas përfundimit të takimit, lojtarët e Juventusit ishin nisur në drejtim të tifozëve të tyre, për t’i falënderuar ata.

Pikërisht në këtë moment është kapur nga kamerat, një episod i veçantë midis Ronaldos dhe De Ligtit.

Pavarësisht se ndeshja kishte mbaruar dhe lojtarët po shkonin në drejtim të tifozëve, mbrojtësi holandez ishte akoma duke vrapuar në fushë, dhe Ronaldo është parë teksa i thotë: “Qetësohu, ndeshja ka përfunduar.”