JOQ Albania
Home

Pritja merr fund, Jose Mourinho po merr drejtimin e klubit të madh europian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është më një thashethem. Duket se Jose Mourinho do të rikthehet sërish të drejtojë një ekip. Emri i tij është lidhur fort me pankinën e Arsenalit dhe shumë shpejt mund të vijë zyrtarizimi.

Në 9 ndeshjet e fundit, “Topçinjtë” kanë fituar vetëm 2 sfida dhe pikërisht këto rezultate e vënë në rrezik pozicionin e Unai Emeri, në stolin e ekipit anglez.

Pikërisht për shkak të këtij momenti që po kalon ekipi, drejtuesit po mendojnë për ndërrimin e trajnerit. Sipas mediave angleze, Mourinho do jetë pasuesi i tij.

Madje thuhet se ditën e djeshme ka pasur një takim midis drejtuesve të Arsenalit dhe Murinhos, ku është diskutuar për të marrë drejtimin e klubit.

Priten zhvillime të reja gjatë ditëve në vazhdim…