JOQ Albania
Home

Forma e frikshme e Lukakut, ka shënuar më shumë se Manchester United
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/11/2019 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Padyshim që Manchester United ka bërë një gabim të madh me vendimin për ta larguar Romelu Lukakun nga ekipi në merkaton e kësaj vere që shkoi.

Sulmuesi belg është transferuar tek skuadra e Interit, duke u parë si një dështim në ‘Old Trafford’.

Megjithatë, duket se problemi nuk ishte tek belgu, por tek skuadra e United, pasi Lukaku po shkëlqen me gola, ndërsa nga ana tjetër, United po vuan për të prekur rrjetën.

Që nga fillimi i shtatorit, Lukaku ka shënuar më shumë gola sesa United.

Man United kanë shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje të kampionatit që nga shtatori e deri tani, ndërsa gjatë kësaj kohe, Lukaku ka gjetur tetë herë rrugën e golit, duke qëndruar kështu më mirë sesa United.

Në Manchester mund të jenë penduar për largimin e tij…