JOQ Albania
Home

U rrit në ekran, këngëtarja: S’e kam dhënë akoma puthjen e parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/11/2019 10:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanita është një këngëtare mjaft e re në moshë, por që e vogël është njohur nga publiku shqiptar për shkak të pjesëmarrjes së vazhdueshme në emisione konkurruese që kanë në qendër të vëmendjes aftësitë vokale. Prej kohës kur ishte një fëmijë e deri më tani, Kanita ka ndryshuar shumë, është pjekur e zbukuruar.

Ajo ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”. Si pjesë e programit, ajo nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve pikante në lidhje me etën e saj private.

Në pjesën e parë të emisionit Kanita është pyetur se në çfarë moshe e ka dhënë puthjen e parë. Ajo është shprehur se diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

Vajza tha:

Nuk e kam dhënë akoma”.

Këngëtarja është vetëm 18 vjeç dhe mesa duket ende nuk e ka gjetur dashurinë. Pavarësisht moshës së re, Kanita është kthyer në një artiste mjaft të suksesshme.