JOQ Albania
Home

“Kush po të karikon fort?” Linda Rei tregon ku i gjen paratë për jetën luksoze
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03/11/2019 7:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U komentua mjaft nga mediat shqiptare teksa guxoi dhe doli publikisht për herë të parë hapur në një emision televiziv, ku tregoi se ishte transeksuale. E kemi fjalën për Linda Rei, e cila dhe sot e kësaj dite nuk e ka aspak problem të përballet me këdo që e ngacmon në lidhje me seksualitetin.

Shpesh herë Lindën e shikojmë duke jetuar një jetë luksoze, me veshje e bizhuteri të shtrenjta, në vende të kushtueshme. Kjo gjë ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve të saj dhe gjatë një interviste për “Panorama”, Rei nuk i ka shpëtuar dot një pyetje në lidhje me burimin e të ardhurave.

Vajza është shprehur se që prej moshës 18 vjeçe ka qenë e zonja e vetes, ka punuar vetë për mbajtur veten, duke bërë punën e parukieres por edhe kamarieren deri në 2 të natës. Gjithashtu, në përgjigjen e saj Linda nuk ka mohuar që i pranon dhuratat e të tjerëve dhe e llaston mjaft veten.

Ajo thotë:

Kush po më karikon? Unë jam e zonja e vetes, që kur isha 18 vjeçe ika të jetoj vetëm në Firence dhe punoja nga ora 8 deri në 9 si parukiere e grimiere dhe nga ora 10:30 deri në 2:30 të natës si kamariere në bingo.
T’ju them të drejtën, në njëfarë mënyre i kam zili ato femrat që presin dhe kanë çdo gjë nga burrat e tyre dhe burrat e të tjerave. Bravo u qoftë se nuk lodhen edhe aq shumë, çdo gjë qyl. Por unë kam një karakter shumë të fortë dhe nuk e ul dot kurrë kokën përpara një mashkulli, thjesht se më duhet diçka.
Pastaj, dhuratat dhe çfarë mund të kem nga një histori dashurie është tjetër gjë, se unë nuk jam Nënë Tereza. Se unë e kam llastuar gjithmonë veten, e nëse jam me dikë, duhet të jetë plus në jetën time dhe kjo është më pak se normale".