JOQ Albania
Home

Tronditet Serbia, ekzekutohet me 6 plumba tifozi kryesor i Partizanit të Beogradit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Serbinë, teksa është vrarë një nga tifozët kryesorë të Partizanit të Beogradit.

Ai quhet Ljubomir Markoviç dhe është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, pranë një shkolle në Beograd.

37-vjeçari, u ekzekutua me 6 plumba në trup, me dy të fundit që i mori në kokë.

Ai kishte edhe një armë me vete, por nuk mundi ta përdorë atë, ndërsa policia po heton zbardhjen e ngjarjes.

Markoviç njihej si një nga personat më të rrezikshëm, pasi në vitin 2009, ai vrau një tifoz francez, të Tuluzit.

Ai fillimisht u dënua me 30 vite burg, por më pas dënimi u ul në 15 vite dhe si përfundim bëri vetëm 8 vite, duke u lënë i lirë në vitin 2017.