JOQ Albania
Home

De Ligt kap topin me dorë dhe arbitri nuk jep penallti, plasin sërish polemikat në Itali
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Makthi vazhdon për Matjas De Ligt, i cili vazhdon ta prekë topin me dorë brenda zonës duke rrezikuar që të shkaktojë  penallti.

Holandezi e ka bërë edhe në ndeshjen e sotme që po luhet aktualisht ndaj Torinos, por si zakonisht, arbitri nuk e ka vënë re dhe për të gjithçka ishte e rregullt.

Në minutën e 11-të të takimit, pas një goditje kendi, topi iu përplas në dorë De Ligtit, teksa pësoi edhe një devijim.

Megjithatë, arbitri Doveri, gjithashtu edhe VAR-i, nuk  akorduan penallti, edhe pas protestave të shumta të lojtarëve të Torinos.

Në Itali kanë plasur polemikat, ndërsa secili mund të gjykojë si të dojë…