JOQ Albania
Home

Klubi modest i Serisë A përgatit surprizën, gati firma me Zlatan Ibrahimovic
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ibrahimovic do largohet nga LA Galaxy në Amerikë dhe me shumë mundësi do të rikthehet në Europë për të mbyllur karrierën e tij.

Shumë ekipe e duan, por ai ende nuk ka vendosur se ku do transferohet. Së fundmi, një ekip surprizë ka dalë në skenë.

“Corriere Dello Sport”, shkruan sot se Bologna nga Seria A po bën të pamundurën për të firmosur me suedezin.

Valter Sabatini, pjesë e stafit të Bolognës ka kontaktuar me Mino Raiolën dhe është folur për kalimin e sulmuesit në Itali.

E vetmja pengesë është një shifër prej 8 milionë eurosh që duhet Bolongna të japë në mënyrë që Ibra të lëre Los Anxhelos Galaksi.

Duke pasur parasysh imazhin e suedezit, këto para mund të dalin nga sponsorat dhe shitjet e fanellave. Të shohim si do rrjedhin ngjarjet.