JOQ Albania
Home

Shpërthen nëna e Ronaldos: Djalin tim e ka penguar mafia të fitojë më shumë “Topa të Artë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/11/2019 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dolores  Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, shkakton gjithmonë polemika me deklaratat e saj të papritura.

Së fundmi, ajo ka lëshuar një akuzë të rëndë, edhe pse nuk ka shiqetuar njeri drejpërdrejt. Ajo tha se se mafia në futboll e ka penalizuar djalin e saj për të fituar më shumë “Topa të Artë”.

Dolores u shpreh:

Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafias. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë.
Topi i Artë këtë vit? Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë ccfarë ka bërë ai gjatë sezonit.”

Deklarata e saj ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të merret në pyetje për të dhënë më shumë informacion.