Angela Pedrosa është një e re nga Brazili, e cila ka shpëtuar mrekullisht jetën e saj. Vajzës iu desh të rrinte më shumë se dy muaj në spital, pasi injektimi i silikonit për të zmadhur përmasat e të pasmeve, shkoi keq.
Mjekët arritën të shpëtojnë jetën e 26-vjeçares. Ata mundën të hiqnin në kohë silikonin që i ishte injektuar dhe po fillonte të dekompozonte trupin. Megjithatë, pas procedurës, vajzës i ngelën dy shenja të mëdha në fundshpinë, të cilat ia prishën tërësisht bukurinë e “mjetit të saj të fortë”.
E reja ëshë nënë e tre fëmijëve dhe thotë se ka vazhdimisht dhimbje. Gjithashtu shton se vetëvlerësimi i është ulur tej mase, pas këtyre shenjave në të pasme.
Për fat të keq, asnjë gjë nuk ka ngelur me kaq për këtë grua, e cila, siç i kanë thënë mjekët, do të duhet të bëjë operacione të tjera për të rregulluar dëmin që i është shkaktuar. Kështu, të paktën dy operacione plastike në pjesnë e vitheve, për të mbuluar shenjat e këqija, do të jenë të domosdoshme për Pedrosën.
Gjatë muajit shtator mjekët tentuan të bëjnë liposucion për të mbuluar pjesën e shkatërruar të të pameve, por operacioni nuk rezultoi me sukses, pasi trupi nuk e pranoi. Pasi të marrë pak veten, 26-vjeçarja do të shkojë sërish në spital, ku doktorët do t'i heqin pjesë lëkurë nga barku dhe do t'ia vendosur në prapanicë, për ta rimodeluar atë.
***
Burim: Unilad|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania