I biri ka pësuar dëmtim gjatë lindjes, rrëqeth babai i vogëlushit 2-vjeçar: Edhe tre mijë euro na duhen, ju lutem na ndihmoni

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2019, 00:06

Pak ditë më parë, babai i një vogëlushi 2-vjeçar bëri një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkoi ndihmën e shqiptarëve për djalin e tij.

Arjan Luka tregoi se djali i tij, Dorjani, është dëmtuar gjatë lindjes dhe është prekur nga Sindroma West, e cila është një formë shumë e rrallë e epilepsisë e njohur ndryshe si "spazma infantile".

Ai theksoi se djali i tij nuk mund të flasë e as të qëndrojë dot në këmbë, si dhe as kokën e tij nuk mund ta mbajë dot.

Babai i vogëlushit do ta nisë drejt Francës për trajtim mjekësor të birin, për shkak se në spitalet e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Mirëpo vetëm për ta futur në spital, i kanë kërkuar 10 mijë euro, por familja e tij nuk ka mundësi t’i përballojë këto shpenzime.

Mbrëmjen e sotme, Arjani ka apeluar sërish në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet se nevojiten edhe 3 mijë euro që të plotësohet shuma që i kanë kërkuar në spitalin e Lionit, për ta shtruar vogëlushin 2-vjeçar.

Ai kërkon dhe njëherë ndihmën e shqiptarëve, teksa thekson se shëndeti i djalit po përkeqësohet nga dita në ditë.

Babai i Dorjanit të vogël,ka dërguar edhe dokumentin nga spitali, ku shihet se djali i tij është diagnostifikuar me Sindromën West.

Arjani ka lënë numrin e tij të telefonit, ku mund të kontaktojë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar djalin e tij të shërohet dhe të jetojë një jetë normale si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Apeli i plotë:

Prsh joq. Ju lutem ju si faqe ma shperndani kete hall jam Babai I ketij femije e kam femijen e semur me sindromen west ju lutem me shpirt dhe me dor ne zemer gjith shqiptarve. Kudo qe ndodhen me ndihmoni se dua ta nis per kurim ne franc dhe me kan kerkuar nje shume prej 10mij euro vetem per shtrim ja dhe ku eshte dekumenti I spitali qe ma kan nxjerr me kete sindromen dhe kjo sindromen ka ardh si shkak I demtimit gjat lindjes nga doktorat dhe eshte tani 2 vjeq e gjysem as flet as nuk sheh as nuk ec as nuk qendron ne kemb as koken e tij nuk e mban prandaj Kush ka mundesi te me ndihmoje te me kontaktoje te ky nr+355677160454 ne uacap ju lutem ju si faqe. Edhe per 3 mij euro me ka ngel ju lutem si Babai per femijen e vet se vetem kete djal kam nuk dua qe ta shty daten se djali Po me perkeqsohet per dit e me shum. Kush ka mundesi te me ndihmoje zoti ju rujt me sa te keni mundesi ky eshte nr +355677160454."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit