JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ “Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat” Kush është 36-vjeçari që tentoi të përdhunonte studenten me dy shokë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/10/2019 20:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rovena Zekaj, është 22-vjeçarja e cila ka rrëfyer publikisht për mediat, historinë e saj të tentativës për përdhunim.

Studentja me origjinë nga Shkodra, e cila ka jetuar prej 22 vitesh në Itali dhe ka ardhur me studime në Shqipëri nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”, përjetoi tmerrin e jetës pak ditë më parë ne Elbasan.

Ajo rrëfen se ka qenë duke shkuar në një dyqan cigaresh kur është ndjekur nga një makinë e bardhë tip "Golf", ku tre persona brenda automjetit e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar.

Nga frika, 22-vjeçarja tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

Studentja ka rrëfyer:

Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një "golf" i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën.  Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku."

Sipas versionit të policisë, Zeka kishte ngrënë darkë me 36-vjeçarin me inicialet O.C dhe dy miq të tij në një lokal në Elbasan, ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natën së bashku por është përballur me refuzimin e saj.

Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.

Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, personi që ka tentuar ta përdhunojë ishte 36-vjeçari Olsi Canga, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, i punësuar në një TV Kabllor në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa përsa u përket dy miqve që e shoqëronin në “Golfin” e bardhë me të cilin Canga ndoqi 22-vjeçaren, bëhet fjalë për Enzo Xh. dhe Odorian P.