JOQ Albania
Home

“Do të q… motra”/ Dëshmon miku i Haxhollit që kërcënonte Toçin me kallash në dorë: Kërkoj falje për fjalët që kam thënë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31/10/2019 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë rreth dy javë më parë tronditi jo vetëm qytetin e vogël shqiptar me mentalitet të mbyllur, por një Shqipëri të tërë. Viktimë mbeti Dritan Haxholli pas shkrepjes së armës nga ana e Bledar Toçit. ‘Molla e sherrit’ e kësaj ngjarje u cilësua 30-vjeçarja Marsida Qatja.

JOQ Albania nga burime ekskluzive, siguroi foton e Dritan Haxhollit dhe Bledar Toçit para se të ndodhte vrasja duke pozuar sëbashku e duke treguar armët. Haxholli automatikun e tij dhe Toçi, efektivi i drejtorisë së burgjeve, armën e tij të shërbimit, me të cilën i dha fund jetës së atij me të cilin shoqërohej.

Por me sa duket, ngjarja ka qenë e planifikuar, pasi sipas një videoje dhe dëshmive të mbërritura në rrugë ekskluzive në redaksinë e JOQ Albania, Haxholli ka patur në plan të eliminonte Toçin. Videoja është filmuar nga vetë Haxholli, teksa protagonist është miku i tij Agim Celhyga, i cili me kallashin me të cilin u krye krimi në dorë, i dërgon një video-mesazh kërcënues Toçit.

Menjëherë pas publikimit të videos nga JOQ Albania, është bërë i mundur arrestimi i Celhykës nën akuzën “Moskallëzim krimi”, pasi u konsiderua si person që kishte dijeni për konfliktin midis Haxhollit dhe Toçit.

Masa e caktuar ndaj tij nga Gjykata e Kavajës është “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, të hënën e parë të çdo muaji.

Celhyga në dëshminë e tij ka pranuar se ishte personi protagonist në video, por se nuk ka patur konflikte me Toçin.

Ai tha:

Dritan Haxhollin kam kohë që e njoh. Kam qenë në dijeni të një konflikti ndërmjet tij dhe Bledar Toçit por nuk e di se për çfarë, nuk e di pse ishin konfliktuar. Nuk e mendoja që konflikti mund të ketë qenë kaq i madh pasi Dritani nuk me kishte thënë se për çfarë bëhet fjalë. Videon e kemi bërë bashkë me Dritanin, për qejf, me aq sa di unë nuk ja kemi dërguar Bledar Toçit.”

Ndër të tjera Celhyka ka kërkuar ndjesë për fjalët që thotë në video:

Unë e njoh edhe Bledar Toçin. Më vjen keq që ajo video është bërë publike. Unë iu kërkoj falje familjarëve të tij për ato fjalët që kam thënë.”