JOQ Albania
Home

Skandali në Itali/ Mbrojtësi i Atalantës ngatërron futbollin me “WWE”, arbitri bën sehir
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seria A është përfshirë në ndeshjet e fundit nga skandali i arbitrave. Gafa me shumicë, me ose pa qëllim, kjo është e vështirë të kuptohet.

Përveç penalltisë në favor të Juventusit ndaj Genoas, një tjetër rast skandaloz ishte ai në ndeshjen Napoli-Atalanta.

Në minutën e 88-të, mbrojtësi i Atalantës, Kjaer, i cili mori vendin e Gjimshitit ngatërroi futbollin me “WWE”.

Një goditje në trup kundërshtarit si të ishte një “luftëtar” dhe sportist i forcës, ndërsa topin as që pati mundësinë ta shihte për një sekondë të vetme, pasi po i vinte nga pas shpine.

Arbitri? Asgjë e parregullt dhe vazhdoi normalisht lojën…

Pamjet janë të qarta, ndërsa gjatë orëve të fundit kanë plasur polemikat gjithandej për arbitrimin skandaloz që po bëhet në Serinë A.