JOQ Albania
Home

I dha fitoren Juventusit, Ronaldo: Na motivoi Interi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31/10/2019 10:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi fitoi mbrëmjen e djeshme 2-1 ndaj Genoas dhe heroi i takimit ishte Ronaldo me golin e tij në minutat e fundit të ndeshjes.

Të dy ekipet e përfunduan ndeshjen me 10 lojtarë dhe dukej sikur ata do të ndanin një pikë, por në skenë doli fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë".

Portugezi fitoi një penallti dhe më pas e gjuajti po vetë për rezultatin 2-1, duke rikthyer ekipin e tij në krye.

Pas ndeshjes ai u shpreh:

Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar por ne jemi Juventusi, motoja jonë është që të luftojmë deri në fund. Jemi shumë të lumtur me tre pikët. Ne krijuam shumë dhe e merituam atë. Interi përpara në tabelë ishte një stimul shtesë për ne”.