JOQ Albania
Home

“Shtriga” e gazetarisë tregon tmerrin e saj: Shikoja ëndrra me këtë profesorin…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31/10/2019 10:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë Iris Luarasi, të cilën e etiketonë si “shtriga” e gazetarisë, tregoi emrat e katër ish-studentëve të saj, të ciëlt sot janë personazhe të famshëm dhe mjaft të suksesshëm, të cilët i ka ngelur kur u ka dhënë mësim. Deklarata e Irisit shkaktoi mjaft zhurmë gjatë këtyre ditëve, duke sjellë kështu edhe reagimin e këtyre ish-studentëve, sot miq me Irisin.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Jonida Shehut, ku ka sqaruar keqkuptimin e krijuar. Jo vetëm kaq, por Irisi ka treguar edhe eksperiencat e saj jo të mira në universitet.

Gjatë intervistës Irisi është pyetur se kë profesor ka patur frikë kur ka qenë studente dhe nuk ka nguruar që të tregojë se ai ishte Rami Memushaj.

Ajo u shpreh:

Edhe unë kam pasur pedagogë që kanë qenë absolutisht tmerri im. Ka qenë profesori që na jepte ‘Hyrje në Gjuhësi’, Rami Memushaj, i cili më vuri 9-të. Për mua 9-ta ishte ngelëse dhe kaluar ngelëses se isha e fiksuar që unë duhet t’i merrja të gjitha 10-ta. Ti nuk mund ta imagjinosh dot se si unë shikoja ëndrra me profesor Rami Memushaj, por ai ka qenë një nga njerëzit që e kam respektuar shumë sepse prej tij unë mendoj se kam një gjuhë shqipe shumë të mirë”.