JOQ Albania
Home

Plasin polemikat në Spanjë, ja si injorohet Grizman nga Messi dhe Suarez
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/10/2019 22:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Messi dhe Suarez nuk e duan në ekip Antuan Grizmanin. Ky është debati më i ri që ka plasur së fundmi në Spanjë dhe konkretisht te skuadra e Barcelonës. Deri diku mund të jetë e vërtetë, pasi këtë fakt e mbështetin edhe statistikat.

Ato tregojnë se në ndeshjet që Grizman ka qenë titullar me Barcelonën, ai merr shumë pak pasime nga dyshja Surez-Mesi.  Diçka e tillë është konfirmuar edhe ditën e djeshme, në ndeshjen që katalanasit luajtën kundër Vajadoidit, të cilën e fituan me rezultatin 5-1.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Bracelona kishte një mundësi për të shënuar edhe golin e 6-të, teksa Suarez ishte përballë me portierin dhe në rast se ai do të pasonte te Grizmani, mund të kishin shënuar edhe golin e 6-të.

Megjithatë uruguaiani refuzoi t’ia jepte topin sulmuesit francez, duke e pasuar atë te Messi, me këtë të fundit që përsëri kishte mundësinë të pasonte te Grizmani pasi ishte bosh në zonë, por zgjodhi të gjuajë me topin që shkoi mbi portë.

Ja pamjet: