JOQ Albania
Home

Çudit Policia Bashkiake në Tiranë, u vendos gjoba automjeteve të parkuara poshtë pallatit tek Unaza e Re
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30/10/2019 20:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas terrorit që Policia e Shtetit ushtroi mbi banorët e Unazës së Re, që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej disa muajsh, një tjetër aksion është ndërmarrë në këtë zonë edhe nga Policia Bashkiake.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania faktin se Policia Bashkiake ka shkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re, dhe u ka vënë gjoba automjeteve që janë parkuar poshtë pallateve.

Denoncuesi thekson se ligjërisht është e lejueshme që automjetet të parkohen nga banorët e zonës, poshtë ambienteve të pallatit ku banojnë.

Sipas tij, Policia Bashkiake ka vendosur gjoba në të gjitha makinat me motivacionin se "kanë shkelur trotuarin dhe rrugën", ndërsa tuneli i pallatit nuk ka rrugëdalje.

Ai ka dërguar edhe disa foto ku shihen gjobat që u janë vendosur makinave poshtë pallatit.

Mesazhi i plotë:

pershendetje joq ndodhemi ne nje lagje te unazes se re . policia bashkiake ka ardhur sot ne mengjes edhe na ka ven gjoba ne makinat tona qe i kemi poshte pallati qe esht e lejushme te parkojme si banoret e pallati sa per tynelin e pallatit nuk ka rrugedalje kurse sot policia e bashkis na ka ven gjoba ne te tera makinat se sipas atyreve kemi shkelur trotuarin edhe rrugen .. pushim mjeti ne hapsir urbane mund ti shikoni edhe vet sipas fotove. faleminderit nese publikohet