JOQ Albania
Home

E zgjuar ndërsa kirurgët e operonin në tru, studentja guximtare transmeton dirket nga salla që ta shihnin të gjithë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/10/2019 16:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente e guximshme 25-vjeçare ka transmetuar dirket operacionin në kokë ndërsa ajo vetë ishte e zgjuar në sallën e operimit.

Jenna Schardt ishte e shëndetshme, por papritur kaloi diçka të ngjashme me hemorragjinë në tru. Por në fakt ajo po kalonte një krizë të shkaktuar nga disa enë gjaku të keq-formuara në trurin e saj.

Pas kontrolleve, mjekët gjetën një masë beninje në trurin e saj dhe u përpoqën që ta neutralizonin me medikamente, por kjo metodë nuk po funksiononte.

Kështu, që Jenna të ishte e aftë që të vazhdonte studimet, mjekët vendosën që të ndërhynin në tru dhe të pastronin pjesën dëmtuar.

Por, duke qenë se enët e gjakut ndodheshin në zonën përgjegjëse për foljen, ata rekomanduan se vajza duhej të ishte zgjuar gjatë operacionit.

Jenna, jo vetëm që ra dakord, por kërkoi që operacioni i saj të ishte i hapur dhe të gjithë të kishin mundësi ta shinin se çfarë po bëhej ‘live’.

Kështu, mjekët e transmetuan drejtpërsëdrejti procedurën që përfundoi me sukses ndërsa njerëz nga e gjithë bota patën mundësinë që ta shihnin.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania