JOQ Albania
Home

Mungon Armando Sadiku, Reja merr në kombëtare sulmuesin e Chelseat
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/10/2019 15:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit "Euro 2020".

Trajneri, Edi Reja do bëjë gati edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida.

Ajo që bie në sy është fakti se sulmuesi kryesor i ekipit, Armando Sadiku, ka humbur edhe njëherë Kombëtaren.

Klubi i tij spanjoll, Malaga ka dalë me një deklaratë vetëm para pak minutash, duke konfirmuar një problem muskulor në pjesën e mbrapme të këmbës së majtë të Sadikut.

Në mungesë të tij, Edi Reja ka gjetur një zgjidhje tjetër.

Do të jetë sulmuesi 18-vjeçar i Chelseat, Armando Broja, ai i cili pritet të marrë vendin e Sadikut në listën e parë.

Aktualisht ai është pjesë e kombëtares U21, por në këto dy sfida do bashkohet me kombëtaren A.