Një turiste, e cila ka shkuar në një supermarket me një palë bikini shumë të vogla, ka shkaktuar zemërim mes banorëve në Bali.
Një foto e një gruaje me shpinë, që nuk dihet se kush është, është publikuar në një grup në Facebook të quajtur Bali Expats. Në këtë grup postohen shpesh foto të njerëzve që nuk janë vendas në ishull.
Nuk dihet se kush e publikoi foton, por qëllimi ishte i qartë, gruaja me shpinë po kritikohej për veshjen me të cilën kishte shkuar në market.
Në foto duket një turiste bionde, e fotografuar nga pas, teksa shihte për produkte tek një raft marketi, e veshur me një pali bikini të zeza që i ekspozonin të pasmet.
Ajo që e bënte më shumë kontroverse veshjen e saj, ishte fakti që marketi ku ajo ndodhej nuk ishte pranë detit.
Bashkë me foton shkruhej:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania