JOQ Albania
Home

E bujshme/ Mourinho bën gati rikthimin në Londër
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/10/2019 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që pas shkarkimit nga stoli i Manchester United, Jose Mourinho është i papunë dhe mezi po pret fillimin e një aventure të re.

Së fundmi, mediat angleze raportojnë se “Special One” mund të marrë drejtimin e skuadrës së Arsenalit.

Këta të fundit nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në drejtimin e trajnerit, Unai Emery dhe ky i fundit tështë drejt largimit.

Mësohet se edhe pse Mourinho dëshiron të rikthehet në Madrid, tek Reali, një ofertë serioze e Arsenalit mund ta tundonte luzitanin dhe të rikthehej në Londër.

Priten zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim…