JOQ Albania
Home

Ndërron jetë në moshën 123-vjeçare gruaja më e vjetër në botë, ky ishte ‘sekreti’ i jetëgjatësisë së saj
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/10/2019 14:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila mendohet të jetë më e vjetra në botë, ka ndërruar jetë në moshën 123-vjeçare.

Tanzilya Bisembeyeva, e cila ka lindur dy muaj përpara se kurorëzohej Cari NikollaII, thuhet të ketë jetuar gjatë tre shekujve.

Një gazetë shtetërore ruse njofton:

Ajo ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe u varros në varrezën e familjes. I gjithë fshati ishte i pranishëm për ta parë teksa nisej drejt udhëtimit të fundit.”

Pretendimi i saj se ishte gruaja më e vjetër në vendin e saj u njoh nga Libri i Rekordeve të Rusisë dhe nga qeveria ruse.

Nëse mosha e saj është e saktë, i bie që Tanzilya të ketë qenë personi më i vjetër në planet.

Sekreti i jetës së saj të gjatë, ishte ‘optimizmi dhe puna e palodhur’ – së bashku me pirjen e kefirit, ose qumështi i fermentuar.

Vendasit thonë se ajo ishte më shumë se 100-vjeç kur shkoi për herë të parë tek mjeku.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania