Ekskluzive/ Jepet alarmi për ‘Flavamed’, farmacistja bën shpjegimin mjekësor: E mbajnë të fshehur mos krijohet panik!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.10.2019, 13:51

Pak javë më parë Ranitidina, një prej medikamenteve të rëndësishme për qetësimin e stomakut apo sëmundjeve që prekin atë, u dha urdhër të ndalohej në mënyrë urgjente së konsumuari.

Sipas AKBPM, ky medikament kishte përmbajtje kancerogjene.

Një rast tjetër është njoftuar ekskluzivisht për JOQ Albania përsa i përket ilaçeve që importohen në farmaci.

Bëhet fjalë për shurupin “Flavamed”.

Një farmaciste ka dhënë alarmin përsa i përket konsumimit të këtij shurupi që ka një javë që shitet në farmaci. Ditën e sotme shpërndarësit farmaceutikë Ilma Farma dhe Intermed kanë njoftuar tërheqjen nga tregu të këtij shurupi me numër serie 83016, teksa asnjë reagim nuk ka patur nga ana e AKBPM.

Ndër të tjera, ajo thotë se ia ka dhënë dhe djalit të saj për ta konsumuar dhe po mundohet të mbahet e fshehur të mos krijohet panik tek përdoruesit, teksa ka qenë edhe produkt me ofertë.

Ajo është shprehur për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ. Si kaluat mire? Jam nje farmaciste dhe po ndihem aq keq sepse cdo dite po na dalin histori te reja. U be buje per Ranitidinen 150 mg qe te terhiqej urgjent e te ndalohej shitja e saj, e ndersa sot na vjen njoftim qe te terhiqet urgjentisht shurupi Flavamed me nr serie 83016 sepse ka nje problem serioz. Cfare behet keshtu ne kete vend haleje qe po jetojme??? Kam shitur pafund kete jave shurupa Flavamed po me te njejten seri 😭😭😭 epo ku ne furnizohemi ilma farma dhe pëfaqësuesi i Intermedica më dha të njëjtën përgjigje. Mundohen ta mbajnë të fshehur të mos krijohet panik tek përdoruesit. Po ka nja 3 dite ja kam filluar cunit. Po madje ka qene me oferte para 2 javesh po une fatmirësisht se mora. Intermed ka njoftuar se ky shurup do të çohet për verifikim atje ku prodhohen, sepse sipas Farmakovigjilences është bere gabim ne prodhim. Gjë që do të thotë se kur prodhohet ndonjë bar janë çështje butonash, psh për të prodhuar x medikament shtypet psh butoni 4 8 9 dhe gabimisht ky përgjegjësi i turnit ka ngatërruar radhën. Ky ishte shpjegimi që më dha përfaqësuesi mjekësor. Gjasme prodhohet ne Gjermani po pershkrimi eshte shqip e hajde merre vesh”

Farmacistja shton se përgjegjësia i mbetet Agjencia Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që kanë dhënë pullat pa bërë eksperimentin nëse shurupi është brenda normave apo jo.

Nuk dihet ende sa serioze mund të jenë pasojat e atyre që e kanë konsumuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit