Po shihte pamjet nga kamerat e sigurisë, menaxheri i biznesit pikas figurën e çuditshme: Dukej si vajzë e vogël

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30.10.2019, 13:38

Menaxheri i një pub-i ka mbetur i habitur kur u ka hedhur një sy pamjeve që kishin marrë kamerat e sigurisë në biznesin që ai drejton.

Në pamjet e frikshme, që janë filmuar vetëm një javë para Halloween-it, duket një figurë e pazakontë thuajse e tejdukshme.

Videoja është filmuar më 23 tetor ndërsa në pamje duket një punonjëse e ‘Lamb and Lion’ që rregullon tryezat pas shërbimit të mëngjesit, rreth orës 10.30 paradite.

32-vjeçari tha se kërceu nga frika kur vuri re figurën e çuditshme ndërsa kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë.

Edhe pse nuk dihet ende se për çfarë bëhet fjalë, thuhet se hija në video ngjan si një një vajzë e vogël. Sikur të mos mjaftonte kjo, konsumatorët e këtij vendi në Nju Jork kanë raportuar më herët për aktivitet paranormal.

Një prej tyre ishte shprehur se kishte dëgjuar të qarat e një fëmije në dhomën sipër.

Lee këmbëngul se pamjet nuk janë të edituara dhe thotë se edhe më skeptikët mund të nisin të dyshojnë pasi e kanë parë videon.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit