JOQ Albania
Home

Tmerrohet ish-lojtari i Juventusit, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe i bëjnë kërdinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/10/2019 9:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-lojtari i Juventusit, Klaudio Markizio, ka përjetuar një makth të vërtetë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij.

Katër grabitës me maska dhe të armatosur, kanë hyrë natën në vilën e tij në Vinovo dhe kanë kërcënuar futbollisin dhe bashkëshorten e tij, por edhe duke marrë sende me vlerë.

Grabitësit u futën në shtëpinë e tij për të hapur kasafortën. Pasi morrën gjithçka gjetën, hajdutët janë larguar me bizhuteritë e shtrenjta, para dhe sende të tjera me vlerë.

Nga sa raportohet nga mediat italiane dëmi ka qenë i madh dhe policia është duke vëzhguar kamerat e sigurisë të gjithë zonës.

Futbollisti ka përjetuar një shok të vërtetë dhe është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë që i ka ndodhur…