Gjëja e fundit që pret të ndodhë gjatë një funerali është që të bëhesh ‘dru’ me gjethen jeshile.
Por, sado i pazakontë që të duket si skenar, kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi me personat që merrnin pjesë në një varrim në Gjermani.
Në fund të ceremonisë, në vend të një keku normal, aksidentalisht personave të pranishëm iu shërbye kek me ‘bar’.
Personat qe e provuan, filluan të ndjeheshin çuditshëm ndërsa shumë prej tyre përfunduan në spital dhe policia nisi një investigim për të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur.
Sipas The Guardian, policia njoftoi më 29 tetor se pas varrimit që u mbajt në Wiethagen, njerëzit shkuan në një restorant për të ngrënë drekë.
Gjithsesi, më vonë u mor vesh se keku i shërbyer, edhe pse pritej të ishte një ëmbëlsirë normale, doli të ishte aspak i zakonshëm.
Si pasojë e kekut të pazakontë, 13 persona patën marrje mendsh dhe përfunduan në spital.
Ngatërresën e kishte bërë një vajzë 18-vjeçare e cila kishte përgatitur dy ëmbëlsira, një për vete dhe një për rastin në fjalë.
Si duket më pas, ëmbëlsirat ishin ngatërruar dhe ndodhi i gjithë incidenti.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania