JOQ Albania
Home

Trendi i ri/ Jo vetëm burrat, tashmë edhe vajzat do lënë mustaqe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/10/2019 9:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kompani brisqesh për rruajtje ka nisur një fushatë të re që manifeston mustaqet e femrave.

Kjo fushatë ka si qëllim që të ndryshojë mënyrën sesi flitet për qimet e trupit kur vjen puna tek femrat.

Marka për femra Billie dallon nga markat e tjera të brisqeve në industri pasi edhe herë të tjera ka lëshuar fushata që thyejnë barrierat dhe tabutë dhe ‘promovon’ qimet e trupit tek vajzat.

Më herët doli trendi i të mos u depiluarit në sqetulla ose në këmbë, ndërsa kësaj radhe synimi është vënë tek mustaqet.

Georgina Gooley shprehet:

Për ne femrat mustaqet janë një temë e rëndësishme- të gjitha i kemi, në  një forma e në një tjetër, por asnjë nuk flet rreth tyre. Vetëm kur vjen puna për t’i hequr.”

Në reklamë shfaqen vajza të ndryshme me mustaqe në fytyrë dhe pa asnjë kompleks.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania