Pas ndarjes nga Angelina Jolie, gjithandej qarkulluan fjalët e Brad Pitt mund të ishte kthyer me ish-gruan e tij, Jennifer Aniston. Mirëpo, pasi kjo gjë nuk ndodhi, Aniston u kthye sërish në vëmendjen e mediave pasi hapi një llogari në Instagram.
Por, si të mos mjaftonte kjo, aktorja e famshme bëri të flitej prapë për të, pasi puthi në buzë një femër tepër të njohur. Bëhet fjalë për moderatoren lesbike, Ellen Degeneres.
50-vjeçarja nuk e pati problem të puthë mikeshën e saj prej vitesh, pak ditë pasi ajo puthi kolegun Howard Stern në program. Ellen e pyeti Aniston se kur ishte hera e fundit që kishte puthur në buzë një vajzë.
Aniston mori një sekondë për të menduar mbi përgjigjen e saj dhe tha:
Ellen u përkul, dhe aktorja me moderatoren ndanë një puthje, e cila u bë menjëherë virale.