E di një Shqipëri e tërë që qentë i helmojnë natën, fasada e Bashkisë së Tiranës arrin pështirosjen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2019, 00:45

Propaganda e Bashkisë së Tiranës dhe strukturave të saj, e cila manifestohet gjerësisht në rrjetet sociale, sa vjen dhe mban më shumë aromë "dyfytyrësie" dhe hipokrizie.

Me qindra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, të cilat demaskojnë propagandën, ku qytetarët tregojnë me prova dhe fakte se si qëndron e vërteta për çështje të caktuara, e pazbukuruar dhe e pastolisur me fasada, për t'iu servirur publikut si realitet.

Ditën e djeshme, Policia Bashkiake e Tiranës postoi disa fotografi në faqen e saj zyrtare në "Facebook", ku efektivët e kësa instance shpëtuan një qen, që po 'mbytej' në lumin e Lanës.

Ndër të tjera në status shkruhej se "vëmendjes së shërbimeve të Policisë Bashkiake që kontrollojnë çdo ditë territorin e qytetit, nuk i shpëtoi as 4 putroshi, që kish rënë aksidentalisht në lumin e Lanës."

Postimi i Policisë Bashkiake të Tiranës:

Vëmëndjes së shërbimeve të Policisë Bashkiake👨‍✈️👩‍✈️, që kontrollojnë çdo ditë territorin e qytetit, nuk i shpëtoi as 4 putroshi 🐕 i gjorë, që kish rënë aksidentalisht në lumin e Lanës. Bashkë me qytetarët, u morën masa, u shpëtua dhe ju dorëzua të zotit, shëndoshë e mirë.😊🤝👏

Ky gjest do të kish qenë për t'u duartrokitur dhe vlerësuar, nëse Policia Bashkiake do të kishte vepruar kështu me çdo qen në kryeqytet.

Mirëpo, realiteti është shumë ndryshe nga ç'pasqyrohet në rrjetet sociale të kryebashkiakut Veliaj dhe vartësve të tij.

Punonjësit e Policisë Bashkiake mund të shpëtojnë një qen ditën, por vrasin me dhjetëra të tjerë natën.

Lidhur me këtë çështje, në emisionet investigative janë denoncuar disa raste, ku punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës, me në krye Ermal Kapllanin, janë akuzuar për masakrën e kryer ndaj qindra qenve endacakë, të cilët janë vrarë përmes acidit të baterive të makinave, duke ua injektuar atë në trup.

Në një denoncim të një viti më parë në emisionin "Stop", u tha se spitali veterinar në Kombinant, i financuar nga Bashkia e Tiranës, ka 33 punonjës, por kjo strukturë e ka ndërprerë misionin për të cilin u krijua.

Në emision u denoncua me pamje të rënda filmike, ku shihej se si torturoheshin qentë e shkretë, trupat e të cilëve hidheshin më pas në Landfillin e Sharrës.

Por nuk mbaron me kaq! Në një tjetër denoncim të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, thuhej se Veliaj ka vjedhur 500 milionë lekë fonde për sterilizimin e qenve endacakë, të cilët jo vetëm që s'janë sterilizuar, por janë masakruar në mënyrën më makabre të mundshme.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje Dr. Veliajka kryer tre prokurime per sterilizimin e qenve endacake. 1. Tetor 2016 rreth 95 milion per 2500 qen. 2. Pak me shume se 200 milion per 4000 qen dhe 3. Maj 2018 210 milion per 4000 qen. Me vleren e tregut me keto shifra sterilizohen 72.000 qen. Pra shikoni cfare vjedhje. Per me teper ata nuk kane sterilizuar fare. Vetem i kane vrare. Ne tirane sk me qen. Shikoni fotot. Ne cdo pamje eshte nje shishe e kuqe. Eshte acid per cimenton. Me acid i vrasin z. Berisha. As me eutanazi por me acid.”

Edhe pak kohë më parë rasti i eleminimit të qenve endacakë dhe transportimi i tyre në qese të zeza plehrash për në landfillin e Sharrës, është denoncuar me pamje filmike edhe nga aktivisti Sazan Guri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit