JOQ Albania
Home

Plas te Partizani, trajneri Lerda përleshet me grushte me ndihmësin e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kaos te Partizani pas ndeshjes së sotme ndaj Kukësit të mbyllur me rezultatin 0-0. Trajneri italian i ekipit, Franko Lerda, është përleshur fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmetin.

Të dy kanë pasur fërkime gjatë ndeshjes, ndërkohë që Panorama Sport zbulon se pas ndeshjes ka plasur edhe grushti mes të dyve.

Të dy, si Lerda dhe Mehmeti janë goditur me grusht mes tyre dhe është dashur ndërhyrja e të pranishmëve për t’i ndarë, sepse situata mund të ishte përkeqësuar edhe më shumë.

Nuk është hera e parë që Lerda shfaq shenja nervozizmi gjatë këtij sezoni në skuadër, pasi më parë është grindur edhe me lojtarët apo edhe pjestarë të tjerë të klubit.