JOQ Albania
Home

Shtyu arbitrin, vjen dënimi i ashpër për Franck Ribery
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Franck Ribery është dënuar sot nga Federata Italiane e Futbollit, pas sjelljeve të pahijshme të shfaqura mbrëmjen e djeshme në humbjen ndaj Lazios, sfidë e vlefshme për Serinë A.

Lojtari i Fiorentinës nuk u përmbajt në fund të ndeshjes, duke i dhënë një të shtyrë gjyqtarit anësor të takimit. Së fundmi është bërë e ditur se ylli francez është dënuar me tri pezullim

Lojtari do të mungojë në ndeshjet kundër Sassuolo, Parma dhe Cagliari. Përveç pezullimit, Ribery do të dënohet edhe me 20 mijë euro gjobë.