Fushë-Kruja është një nga qytetet më të prekura nga ndotja e mjedisit në Shqipëri.
Në këtë qytet ndodhet fabrika e çimentos, e cila prej vitesh lëshon thuajse çdo ditë shtëllunga tymi, sasi bloze dhe pluhurash, që shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi, blegtori, por edhe tek shëndeti i njerëzve.
Së fundmi një qytetar ka dërguar edhe pamje, ku shihet ndotja që shkakton fabrika e çimentos në Fushë-Krujë.
Siç shihet dhe në foto, sasia e tymrave dhe pluhurave e lëshuar nga punimet në fabrikë, kanë krijuar një re tymi, që ka veshur qytetin.
Mesazhi i qytetarit:
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë ndotjen që shkaktohet nga fabrika e çimentos në Fushë-Krujë, por ankesat e tyre duket se kanë shkuar në vesh të shurdhër, pasi deri më tani asnjë masë konkrete nuk është ndërmarrë nga organet kompetente për minimizimin e efekteve shkatërrimtare për shëndetin e qytetarëve.