Një sherr masiv është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një grup të adoleshentësh janë përfshirë në një konflikt fizik.
Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, disa djem të mitur shkëmbejnë grushte e shkelma ndaj njëri-tjetri pranë në Bulevardin "Dyrrah", shumë pranë qendrës së qytetit bregdetar.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes të miturve dhe nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Durrësit lidhur me ngjarjen.
Këto pamje janë vërtetë alarmante, pasi jo më larg se një ditë më parë në Durrës mbeti i plagosur një i ri, pasi u qëllua me thikë gjatë një sherri.