JOQ Albania
Home

Van Dijk mbetet mbrapa/ Media e njohur italiane zbulon favoritin për “Topin e Artë”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pak kohë ka mbetur dhe të gjithë do të mësojmë se kush do të jetë fituesi i "Topit të Artë" për vitin 2019.

Me shumë mundësi, njëri mes Messit, Ronaldos dhe Van Dijk do të bëjë të vetin trofeun individual më prestigjoz në botë.

Së fundmi, sajti i njohur sportiv në Itali, "Il Messagero”, ka njoftuar se Ronaldo ka parakaluar Messin dhe Van Dijkun dhe pritet të jetë ai fituesi i “Topit të Artë”, që do të jepet në datën 2 dhjetor.

700 golat në karrierë dhe tre trofetë sezonin e shkuar (Nations League, Kampionat Italie, Superkupë Italie), kanë bërë që Ronaldo të dalë mbi Van Dajk dhe Mesin, në këtë rënditje,

Mbetet të shihet tashmë nëse thashethemet e mediave italiane janë të vërteta, apo do të përgënjeshtrohen…