JOQ Albania
Home

Wanda Nara trazon ujërat: Do doja që Ikardi të shkonte te Milani
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ikardi është duke kaluar një moment fantastik te PSG-ja, teksa në shtatë ndeshjet e fundit, ka shënuar 7 gola, duke u fituar zemrat e tifozëve dhe një vend të sigurt në formacion.

Megjithatë, ajo që nuk e lë rehat dhe e shpërqëndron vazhdimisht me deklaratat e saj, është Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e tij.

Ajo ka treguar së fundmi, se gjatë merkatos së verës, ekzistonte mundësia e kalimit të sulmuesit nga Interi drejt rivalëve të tyre më të mëdhenj, Milanit.

Madje, Nara tregon se kjo mundësi i pëlqente më tepër se PSG-ja, pasi kështu nuk do të kishin pse të ndërronin qytet dhe do të jetonin sërish së bashku si familje.

Ajo u shpreh:

Ekzistonte mundësia e të shkuarit te Milani. Unë thashë se për mua, një zgjidhje si Milan do të ishte më e duhura për familjen dhe fëmijët se sa PSG-ja. Nuk diskutova ekipin ose klubin në vetvete. Megjithatë, ai është shumë mirë aktualisht te PSG-ja.”