JOQ Albania
Home

I mahniti trajnerët, këngëtarja ukrainase elektrizon skenën e “The Voice of Greece” me këngën arbëreshe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/10/2019 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një këngëtare ukrainase ka bërë që t’i kthehen të gjithë tranjerët e ‘The Voice of Greece’ pasi këndoi një këngë arbëreshe.

Kështu skena e ‘Zërit të Greqisë” është ndezur nga një këngë arbëreshe ndërsa trajnerët dëgjonin me ëndje të kthyer me shpinë në fazën e audicioneve “blind”.

Ukrainasja Angelina Statyeva zgjodhi që në “blind audition” të konkurrojë me këngën e bukur “Lule Lule”.

Me një zë brilant dhe performancë fantastike, ukrainasja mahniti jurinë e “The Voice”.

Të gjithë ata shtypën butonin dhe u kthyen për Angelina-n.