JOQ Albania
Home

Po shkëlqen te PSG-ja, Ikardi “tërbon” tifozët e Interit me deklaratën e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ikardi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij te skuadra e e PSG-së, teksa në 7 ndeshje ka shënuar plot 7 gola duke u kthyer në sulmuesin kryesor të ekipit.

Pas fitores 4-0 ndaj Marseille, ku ai shënoi dy gola, sulmuesi argjentinas ka bërë një deklaratë të bujshme duke inatosur shumë tifozët zikaltër.

Ikardi u shpreh:

“Jam i lumtur për golat e mi dhe fitoren këtë mbrëmje. Kam luajtur me kampionë të shkëlqyeshëm, por kjo PSG është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë. Ndihem mirë dhe mund të shënoj akoma edhe më shumë gola”.