“Foshnjën ma zuri verdhëza, sa nuk ma verbuan në spital”, nëna tregon tmerrin në Spitalin e Tiranës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2019, 12:13

Që vendi ynë ka kushte skandaloze mjekësore dhe spitalet janë për faqe të zezë, të gjithë e dimë shumë mirë dhe një pjesë e madhe e jona e ka provuar duke e kaluar në kurriz. Këtë herë është një nënë e re nga Kavaja, ajo që bën një denoncim të fortë për një ngjarje tej të imagjinueshmes.

E bërë nënë vetëm disa ditë më parë, ajo tregon se vogëlushen e saj e zuri verdhëza pa dalë ende nga spitali. Sipas rregullit, pasi fëmijët e sapolindur preken nga verdhëza, ata duhet t'u nënshtrohen fototerpisë, një procedurë me rreze, ku fëmija ekspozon gjithë trupin para disa llampave, është i veshur vetëm me pelena dhe sytë i mbulohen me syze të posaçme, për të mos pasur kontakte me rrezet që emetojnë llampat.

Por ja që një gjë të tillë nuk e mundëson spitali i Kavajës, ndaj gruaja u detyrua të nisej me urgjencë në spitalin e Tiranës. Këtu nisin problemet e tjera, ku fillimisht u bëjnë naze dhe nuk duan t'i pranojnë për të bërë fototerapinë.

Pasi arrijnë të fusin vogëlushen brenda spitalit dhe mjekët ta marrin përsipër, nëna e re, e cila sapo kishte lindur, është lehonë dhe ka nevojë për qetësi e të mos bëjë lëvizje të tepërta, shprehet se i është dashur të qëndrojë vetë mbi kokën e të bijës, për të pasur të voglën nën kontroll në çdo moment, pasi infermieret, as që ia hidhnin sytë.

Teksa ishte larguar një moment për t'u qetësuar pasi plaga e lindjes e kishte shqetësuar me dhimbje, nena e re tregon se syzet prej letre të errët që i kishin vënë të voglës së saj dhe një fëmije tjetër gjatë ekspozimit ndaj dritës së llampave në fototerapi, u kishin rrëshqitur nga fytyra.

Ato kishin përfunduar në gojën e vogëlushëve, duke bërë që sytë e tyre të ishin tërësisht të pambrojtur duke rrezikuar edhe verbimin. Gruaja akuzon mjekët dhe infermierët për mungesën e përgjegjësisë dhe humanitetit. E në fakt, a nuk ka të drejtë?

Foto ilustruese, si realizohet jashtë shtetit procedura e fototerapisë tek të sapolindurit

Shkrimi i plotë i nënës së re:

Pershendetje JOQ marr shkas nga nje postim qe lexova ne faqen tuaj. Pak dit me pare linda vajzen time ne qytetin e kavajes. Pa dalur akoma nga spitali vajzen ma zuri verdheza por u rendua shume saqe e kishte te nevojshme te futej ne fototerapi. spitali nuk kishte syzet qe duhet te vendoseshin babit kur futej aty sepse kishte rrezik per shikimin e bebit keshtu qe na derguan me urgjence ne tirane. Ne fillim nuk pranonin te mbanin vajzen sepse nuk kemi vend per ate na thonin por edhe pas shume perpjekjesh dhe kerjesash ndenjem 24 or pastaj e futen ne fototerapi. Edhe kur u fut I fusnin 2 e nga 2 femijet nga kerkesa e larte dhe as kujtoheshin to shikonin per syzet nese I binin apo jo, nese ishin mir sepse ishin 2 aty mbrenda ne ate vend aq te vogel edhe zinin njeri tjetrin tek hundet e bllokohej frymarja. Sapo kisha lindur kisha nevoj te shtrihesha sepse po me hapej plaga qe ishte qepur kisha dhimbje pa fund, por jo un dhe te gjithe nenat e tjera duhet te rrinim aty 24 ore sepse asnje infermiere nuk e merrte mundimin ti hidhte njeher syte femijeve aty mbrenda zere se ata nuk ishin aty per zotin. kam shkuar te pushoj naten duke I vendosur zilen telefonit pas nje ore sepse realisht isha shume keq gje qe ndikonte edhe tek qumeshti kjo ishte pjes tjeter qe me shqetesonte dhe kur kam ardhur ju betohem qe kam gjetur vajzen me copen e zeze ëe vendoset tek syte mbrenda ne goja sepse I kishte rreshkitur nga syte dhe nga frymarrja e saj I kishte hyre ne goje. vajza ishte nzire komplet, edge femija tjeter po ashtu. Nese do isha vonuar me shume as dua ta mendoja si do kishin perfunduar te dy femijet. O zot cfar mjekesh cfar infermieresh, mire qe punen se bejne por as njerez nuk jan se njeriu e ka nje fije dhembshurie apo sedre ne veten e tij por bluzat e bardha tek ne nuk gjen fjal qe ti perafersohet atyre per ti pershkruar”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit