JOQ Albania
Home

“Çmendet’ Ribery, shtyn me duar arbitrin dhe rrezikon dënimin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 28/10/2019 9:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Frank Ribery rrezikon një dënim shembullor nda Komisioni i Disiplinës pasi ka bërë një gjest të shëmtuar në ndeshjen e djeshme që Fiorentina e tij luajti ndaj Lazios.

Përveç asisisit te goli, francezi u bë protagonist në fund të ndeshjes duke hyrë në fushë për të protestuar kundër gjyqtarëve.

Thuajse të gjithë futbollistët e Fiorentinës protestuan pasi pretendonin për një faull, por askush nuk vendosi të shihte episodin me VAR.

Në atë moment futbollistët e Fiorentinës hynë në fushë pas vërshëllimës përfundimtare.

Megjithatë, Riberi e kaloi pak cakun pasi në momentin e protestës së tij, francezi nuk ngurroi edhe të shtynte një nga vijërojtësit.

Ja pamjet: