JOQ Albania
Home

Ambulanca përplas këmbësoren në hyrje të Tiranës, gruaja bie pa ndjenja dhe mbytet në gjak
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2019 9:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në hyrje të Tiranës. Një autoambulancë ka përplasur një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Kamzës. Siç mësohet nga të pranishmit e rastësishëm në vendngjarje, ambulanca përplasi gruan që po kalonte rrugën.

Ajo ra pa ndjenja në tokë dhe nisi t’i dilte gjak menjëherë. Nuk dihet nëse ka marrë dëmtime në pjesën e kokës apo në organe të tjera jetësore.

Siç vihet re nga pamjet, kanë qenë kalimtërët e tjerë ata që kanë ndihmuar gruan për ta hipur në autoambulancë. Po me këtë mjet që u përplas, personi në fjalë u dërgua drejt spitalit.

Nuk dihet nëse ka qenë faji i këmbësores apo automjetit për këtë aksident. Gjithashtu nuk dihet identieti i viktimës e as gjendja e saj shëndetësore, duke qenë se deri më tani nuk ka asnjë lajmërim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.