JOQ Albania
Home

Këtij Milani nuk i bën dot derman askush, e mund edhe Roma
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 20:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U largua Xhampaolo dhe erdhi Stefano Pioli, por Milani vazhdon të humbasë në kampionat. Kuqezinjtë janë mundur sonte 2-1 nga Roma.

Fillimisht, ishte Edin Dzeko në minutën e 38’ të pjesës së parë, i cili zhbllokoi rezultatin, ndërkohë mbrojtësi Theo Hernandez në të 58’-ën barazoi gjithçka.

Vetëm tre minuta zgjati epilogu i barazimit, pasi Nicola Zaniolo i riktheu romakëve epërsinë dhe fitoren mjaft të rëndësishme.

Me fitoren e sotme, Roma ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë, kurse Milan vazhdon të vuajë poshtë tabelës në vendin e 12 me 10 pikë.