JOQ Albania
Home

Plas te Arsenali”/ Granit Xhaka shpërthen kundër tifozëve dhe flak shiritin e kapitenit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 19:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dashurisë mes tifozëve të Arsenalit dhe Granit Xhakës, iu ka ardhur fundi. Futbollisti shqiptar, i cili shpesh herë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kjo skuadër sot duket se i ka vendosur vulën largimit të tij nga Arsenali.

Prej kohësh ai kontestohet nga tifozët, por sot, është larguar mes vërshëllimave në sfidën që Arsenali barazoi 2-2 me Crystal Palace.

Trajneri i ekipit, Unai Emery vendosi ta zëvendësonte në minutën e 61-të dhe kjo nuk i pëlqeu shqiptarit. Ky i fundit hodhi shiritin e kapitenit dhe ka reaguar ndaj tifozëve të cilët ishin duke e vërshëllyer gjatë gjithë kohës.

Ai nuk u përmbajt dhe pas kësaj bënte më duar që të vërshëllejnë edhe më shumë, derisa dëgjihet edhe të thotë "Ik q**uni". Xhaka i nervozuar ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes dyke zhveshur nga trupi edhe fanellën…

Ja pamjet: