JOQ Albania
Home

Liverpooli i pandalshëm/ “Heq qafe” edhe Tottenhamin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 19:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli nuk di të ndalet së fituari. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar edhe sonte ndeshjen e radhës në Premier League, edhe pse përballë kishte rivalët e fortë të Tottemhamit.

Fillimisht, të kuqtë e gjetën veten në disavantazh që në minutën e parë. Kane kaloi në epërsi "Spursat" pa nisur mirë ndeshja.

Megjithatë, Liverpooli nuk u dorëzua dhenë pjesën e dytë u zgjua nga gjumi. Në minutën e 52-të, gjeti rrugën e rrjetës me anë të Hendersonit, i cili goditi bukur dhe shënoi.

Ishte Salah më pas që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke përmbysur gjithçka duke mbyllur ndeshjen në rezultatin 2-1.

Kështu ekipi i Kloppit vazhdon të udhëheqë nga vendi i parë dhe ruan diferencën me gjashtë pikë nga Manchester City.