JOQ Albania
Home

Skandali/ Baloteli ia rrëmben fotografit aparatin dhe ia përplas në tokë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mario Balotelli nuk ndryshon kurrë. Sjelljet e tij janë sa fëmijënore, aq edhe skandaloze.  Së fundmi, sulmuesi italian ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Genoas kur skuadra e tij, Brescia, humbi me rezultatin 3-1.

Ai nuk arriti të lejë shenjë në fushën e lojës dhe u zëvendësua nga trajneri në minutën e 72’. Pasi ka dalë nga fusha, Mario ka bërë një gjest të shëmtuar.

Masimo Lovati, fotograf i Genoas ka denoncuar në profilin e tij në “Instagram”, 29-vjeçarin, duke treguar edhe  incidentin e ndodhur.

Ai thotë se gjatë momentit kur u largua nga fusha, Baloteli ia ka marrë aparatin fotografik dhe e ka përplasur atë në reklamat anësore. Padyshim një gjest i turpshëm për këtë futbollist i cili edhe pse po arrin të 30-at, vazhdon të llastohet si adoleshent.