JOQ Albania
Home

Grekët janë të sigurt: Talenti shqiptar refuzoi ftesën e Edi Rejës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon gjuetia në distancë mes kombëtares shqiptare dhe asaj greke për afrimin e futbollistëve të talentuar në skuadër.

Rasti më i fundit është ai i Kristo Shehut, i cili nuk ka vendosur ende se me cilën përfaqësuese do të vazhdojë karrierën e tij, me Shqipërinë apo me Greqinë.

Ai nuk i ka mbushur ende 20-vjeç dhe shihet si një lojtar me të ardhme, ndërsa aktualisht aktivizohet me Panathinaikosin.

Mediat greke raportojnë sot se trajneri  i kombëtares shqiptare, Edi Reja kishte parë disa ndeshje të futbollistit me ekipin e të rinjve të Panathinaikos dhe ishte i interesuar për ta afruar në radhët e kuqezinjve.

Për këtë arsye, një ndërmjetës i FSHF kishte kontaktuar me lojtarin duke kërkuar të dinte gatishmërinë e tij për t’u grumbulluar për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Por Shehu, edhe pse nuk i ka mbyllur dyert përfundimisht Shqipërisë, ka deklaruar se për momentin preferon të përqendrohet te karriera e tij në klub e si rrjedhojë e kishte refuzuar këtë radhë ftesën për t’u veshur kuqezi.