JOQ Albania
Home

Jeton në kasolle midis minjve/ I sëmurë, korçari përgjërohet për ndihmë: Jam bërë gati të vras veten
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2019 15:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çdo ditë më shumë në redaksinë e JOQ Albania vijnë mesazhe nga qytetarë që tregojnë se mjerimi është ulur këmbë kryq në shtëpitë e tyre.

Rasti i radhës është ai i Marsel Hoxhalarit. Ai ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se është i sëmurë me epilepsi dhe se babanë e ka me sklerozë.

Ai thotë se jeton në një kasolle pa drita, pa ujë dhe ushqehet me ato që gjen në koshat e plehrave. Edhe vajzës së vogël i jep qumësht që gjen në koshat e plehrave.

Në mesazhin e tij, ai ka shkruar edhe se është aq i dëshpëruar sa është gati të vrasë veten dhe se në kasollen ku jeton ka edhe minj dhe gjarpërinj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam Marsel Hoxhalari jam nga Korca dhe jma me se semundjen e epilepsies edhe babane e kam kam me skleroze. Kam edhe një vajze te vogel, jetoj ne nje kasolle ne Korce dhe ushqehem me ato qe gjej ne koshat e plehrave. Edhe vajzes i jap qumeshtin qe gjej ne koshat e plehrave. Dua te me ndihmoje kush ka mundesi. Jam bere gati te vras veten e kam tentuar edhe me pare. Nuk jetohet keshtu ne kasolle me minj dhe gjarperinj. Dyqanxhiu nuk me jep me borxh. Me ndihmoni ju lutem, vini doren ne zemer.’’

Po ashtu ai kërkon që shqiptarët ta ndihmojnë për të dalë nga mjerimi ku ndodhet.  Pranë redaksisë së JOQ Albania, ai ka nisur edhe numrin e telefonit 0676973669 dhe llogarinë bankare marsel.hoxhallari.me.wester.wnjo.