JOQ Albania
Home

Messi: Ronaldo ka qenë sulmuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 14:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi prodhon gjithmonë lajm me deklaratat e tij. Së fundmi, ylli argjentinas, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen spanjolle ‘AS’, ku ka folur për shumë tema.

Mes tyre, ai ka dhënë edhe mendimin e tij, lidhur me sulmuesin më të mirë në histori, ku ka zgjedhur pa hezitim, Ronaldo Fenomenin.

Messi u shpreh:

Erdha si 16-17 vjeçar në dhomën e zhveshjes te Barcelonadhe me gjithë ata gjigantë të futbollit ishte e vështirë të ambientohesha. Ronaldonho ishte ai që më ndihmoi. Ai u kujdes për mua dhe më bëri të ndihem mirë. Më vjen keq që nuk patëm shumë vite bashkë për t’i shijuar. Do të doja që të kisha luajtur më shumë me të”.
Më i miri në histori? Unë zgjedh brazilianin Ronaldo. Ai ishte fenomen. Ai ishte sulmuesi më i mirë që kam parë nga të gjithë të tjerët. Ishte thjesht i pabesueshëm”.