JOQ Albania
Home

42-vjeç/ Shunsuke Nakamura vazhdon të surprizojë, ja eurogoli që ka shënuar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 27/10/2019 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E mbani mend mesfushorin e famshëm japonez, Shunsuke Nakamura? Ai shquhej për goditjet e dënimit, të cilat i kishte fiksim dhe shënonte gola spektakolarë.

Edhe pse i ka 42 vite mbi supe, ai sërish vazhdon të jetë protagonist në futbollin e luajtur. Aktualisht ai është pjesë e Yokohoma FC, në ligën e dytë japoneze.

Sot, Nakamura ka gjetur golin e parë sezonal dhe “viktima” e tij ka qenë Tokyo Verdy. Nakamura ka lëshuar një predhë nga distanca, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ja pamjet: